Presidenti kinez, Xi Jinping uroi sot presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joseph Biden për fitoren në zgjedhjet e fundit.
Në mesazhin e tij urues, Xi shprehu shpresën se të dy vendet do të jenë në gjendje të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi agjencia Xinhua.
Gjithashtu sot, nënkryetari kinez Wang Kishan përgëzoi Kamali Harrisin, nënpresidenten e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, raporton cnn.
Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajtën më 3 nëntor.
Ndryshe, shumë liderë botërorë e kanë uruar demokratin pavarësisht se nuk janë certifikuar rezultatet përfundimtare.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...