Xi: Forumi Rripi dhe Rruga arrin 64 miliardë dollarë kontrata

20:13 | 27 Prill 2019
Arbresh.info

Presidenti kinez, Xi Jinping deklaroi se u nënshkruan 64 miliardë dollarë marrëveshje gjatë Forumit II Rripi dhe Rruga të zhvilluar sot në Pekin, gjatë fjalimit përmbyllës.

Xi përdori fjalimin e tij përmbyllës për të ritheksuar se “projekti gjigant infrastrukturor do të fokusohet në një zhvillim të hapur, të pastër dhe të gjelbër kur palët e ndryshme do të zhvillojnë konsultime si të barabartë”.

Megjithatë iniciativa Rripi dhe Rruga është kritikuar nga SHBA-ja si përpjekje për të zhytur vendet në zhvillim në borxhe duke u dhënë financime që nuk mund t’i përballojnë./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme