Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.
Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.
Mbikëqyrësi i zgjedhjeve për qarkun, Zach Manifold, i tha Zërit të Amerikës se rreth 70% e totalit të votave të numëruara do të njoftohen në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.
“Pas kësaj fillon pritja e gjatë. Të dhënat e para mbërrijnë rreth orës 20:30, në varësi të radhës së votuesve. Kemi 156 qendra votimi që duhet të njoftojnë rezultatet. Qendra e fundit i njofton rezultatet mes orës 23:30 dhe mesnatës”.
Qarku Gwinnett njihet për popullsinë e larmishme, pasi asnjë grup etnik nuk përbën më shumë se një të tretën e banorëve.
“Kemi një larmi të madhe të popullsisë hispanike, aziatike dhe zezake. Kjo larmi përfaqëson Amerikën, prandaj ka interes të lartë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark sepse i ngjason Amerikës moderne”, thotë për Zërin e Amerikës, Zach Manifold, mbikëqyrës i zgjedhjeve të qarkut Gwinnett.
Mbështetja e fortë për demokratin Joe Biden në këtë qark katër vjet më parë e ndihmoi atë të fitonte në Xhorxhia.
Që nga viti 1980 deri në vitin 2012, qarku Gwinnett ka votuar për republikanët por i dha një mbështetje pak më të madhe demokrates Hillary Clinton në vitin 2016. Kandidati Trump fitoi në shtetin Xhorxhia atë vit, çka ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve presidenciale./voa
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...