Rreth 20 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një minierë ari në pjesën veriore të Burkina Fasos. Ky është rasti më i freskët i valës së dhunës së nxitur nga xhihadistët në Afrikën Perëndimore.
Sulmi ndodhi në provincën Soum, jo shumë larg vendit ku xhihadistët më parë e hodhën në erë një urë që lidh dy qytete.
“Individë të armatosur e kanë sulmuar minierën e arit në Dolmane, duke i lënë rreth 20 të vdekur, kryesisht persona që ishin duke kërkuar ar”, tha një burim i sigurisë.
Ky vend i Afrikës Perëndimore është bërë pjesë e një sulmi të gjatë nga xhihadistët në rajonin e Saharasë jugore, duke nisur nga brigjet e Oqeanit Atlantik deri në “Bririn e Afrikës” në lindje.
Shumë prej sulmeve në këtë pjesë të Afrikës besohet se janë të lidhura me grupet e afërta me “Al Qaeda”-n dhe të ashtuquajturin Shtetin Islamik.
Më shumë se 585 njerëz janë vrarë nga viti 2015 nga sulmet e kryera në Nigeri, Çad, Niger dhe Mali, ku vetëm javën e kaluar u vranë 40 persona gjatë një sulmi.
Një javë më parë, 17 njerëz u vranë gjatë disa sulmeve në pjesën veriore të Burkina Fasos. Dhuna ka ndikuar edhe në mbylljen e dy mijë shkollave, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...