Xhihadistët festuan virtualisht sulmin e fundit terrorist në Francë sot, pasi tre njerëz u vranë nga një sulm me thikë në Nice.
Pas një varg të gjatë sulmesh të dhunshme në Francë “tashmë festohej masivisht nëpër komunitetet xhihadiste” deri të enjten vonë, sipas grupit të monitorimit të Inteligjencës SITE, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Gazeta Express.
Drejtoresha e SITE, Rita Katz tha se nuk kishte parë më herët festimi të tillë në rrjete sociale pas sulmeve terroristët. Xhihadistët mbështetën në Twitter dhe Facebook sulmin terrorist.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm terrorsit.
Ngjarja ndodh në mes të kohës së tensioneve të larta midis Francës dhe botës myslimane, pasi një mësuesi iu pre koka pasi shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed para klasës së tij dy javë më parë.
“Këto sulme të reja vijnë në mes të një vale masive dhe të vazhdueshme të mediave xhihadiste që dënojnë Francën dhe karikaturistët e saj,” tha ajo.
Një raport nga SITE tha se xhihadistët ishin ‘të lumtur’ nga lajmet që vinin nga Nice.
Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit në bazilikën Notre Dame, ku një njeri me thikë vrau një roje të kishës, një famullore të moshuar dhe një grua të dytë, plagosi disa të tjerë dhe më pas u qëllua dhe u arrestua nga policia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...