Xhihadistët e Shtetit Islam kanë nisur të martën serinë e kundërsulmeve në veri të Sirisë, në përpjekje për të bllokuar ofensivën e koalicionit kurdo-arab, i cili ka mbështetjen e vendeve perëndimore.
Shteti Islam po përpiqet të ngadalësojë përparimin e opozitës siriane drejt Raka, e cila është çerdhja e tyre më e madhe në Siri. Koalicioni kurdo-arab ndodhet rreth 8 kilometra larg Raka. Kurdët sirianë, të cilët kanë mbështetjen e SHBA-ve, njoftuan se kohë më parë kanë marrë bazën ajrore Tabka, 45 kilometra në perëndim të Raka, të cilën Shteti Islam e ka shpallur kryeqytet të vetin.
Në Tabka te Raka ndodhet njeri nga shtabet kryesore të xhihadistëve, si dhe burgu në të cilin ndodhen pengjet nga vendet perëndimore.
Luftëtarët kurdë dhe arabë me mbështetjen e forcave amerikane kanë nisur në nëntor ofensivën për marrjen e Raka dhe këtyre ditëve po përgatiten për sulmin e fundit në qytet. Më shumë se 320.000 persona kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Siri para gjashtë vjetësh, derisa në Gjenevë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara janë në rrjedhë negociatat për përfundimin e luftës dhe transicionit politik.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...