Xhihadistët e Boko Haram vranë shtatë persona në një sulm në një fshat të krishterë në Nigeri në prag të Krishtlindjes.
Dhjetra luftëtarë që drejtonin kamionë dhe motoçikleta hynë në Kwarangulum vonë të martën, duke qëlluar banorët dhe duke djegur shtëpitë pasi plaçkitën furnizimet ushqimore, transmeton Telegrafi.
“Ata vranë shtatë njerëz dhe rrëmbyen një vajzë adoleshente në sulm”, tha David Bitrus, banor lokal.
“Ata morën sende ushqimore dhe dogjën shumë shtëpi përpara se të largoheshin”, tha ai, duke shtuar se një kishë ishte djegur gjithashtu.
Xhihadistët besohej se kishin sulmuar nga enklavat e pyllit të afërt të Samokisas të Boko Haram, tha drejtuesi i komunitetit Chibok, Ayuba, i cili konfirmoi numrin.
Kwarangulum, e cila është 16 kilometra larg Chibok, u sulmua në prill nga terroristët e Boko Haram që vodhën ushqim dhe dogjën pjesën më të madhe të fshatit.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...