Xhamitë dhe kompanitë e funeraleve në Manchester kanë refuzuar të merren e trupin e sulmuesit në Manchester Arena, Salman Adebi.
Momentalisht kufoma e tij po mbahet në një morg jashtë qytetit, shkruajnë mediat britanike, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet kanë theksuar se janë duke bërë ‘gjithçka në fuqinë e tyre’ për të ndaluar varrimine tij në zonën e Manchesterit.
Trupi i tij nuk është mbajtur për asnjë moment në vendin e njejtë me trupat e 22 viktimave që humbën jetën gjatë sulmit terrorist, kanë theksuar autoritetet.
Familja e Adebi nuk është paraqitur që të marrë kufomën e tij, pasi prindërit e tij, babai Ramadani, nëna Samia dhe vëllau i tij Hashemi, ndodhen në Libi.
Babai dhe vëllau i tij vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Libi. Hashem akuzohet se ishte duke planifikuar sulm terrorist në Libi dhe se kishte lidhje me ISIS-in.
Përgjegjësinë për sulmin në Manchester e ka marrë Shteti Islamik, përderisa autoritetet britanike kanë theksuar se Adebi mund të kishte vepruar i vetëm./Arbresh.info
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...