Google ADS

Xhamia në Gjermani pranon letër islamofobe

23:33 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një xhami në qytetin gjerman Hufingen sot pranoi një letër islamofobe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Unioni Islam Turk i Çështjeve Fetare (DITIB) thonë se në letrën dërguar Xhamisë “Aksa” theksohej se “Islami nuk i përket as Gjermanisë dhe as Evropës” dhe se “Ne do ta fshijmë Islamin dhe Islamizmin nga Gjermania”.

Kreu i DITIB-it në Hufingen, Hakan Taşdemir, tha se janë të brengosur dhe thellësisht dhe të shqetësuar nga letra e pranuar.

Ai shtoi se xhamia ka funksionuar nga viti 1996, duke shtuar se ky ishte incidenti i parë i tillë që ata kanë raportuar.

Taşdemir gjithashtu tha se kanë informuar autoritetet dhe një hetim ka filluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme