Autoritetet kineze janë duke bërë çmos që të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit, që deri më tani ua ka marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe mijëra tjerë janë infektuar.
Mirëpo me këtë virus nuk po përballet vetëm Kina, pasi tashmë janë raportuar raste të infektimit me këtë virus në Evropë dhe SHBA, transmeton Telegrafi.
E qyteti kinez Wuhan për të cilin thuhet se është “çerdhe” e këtij virusi vdekjeprurës, është shndërruar në një “qytet fantazmë”. Çdo hyrje e dalje nga ky qytet kontrollohet rreptësisht nga autoritetet përkatëse, ndërsa për ta shmangur zgjerimin e virusit, banorët e tij janë futur në karantinë.
Bëhet fjalë për 11 milionë banorë, ndërsa qyteti ka mbetur i zbrazur ku rrugët, ndërtesat, shkollat e aeroporti kanë mbetur të thata. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë se në qytetin që dikur kishte gjallëri të madhe, tani zor se shihet ndonjë njeri në rrugë.
Por edhe ata pak persona që frekuentojnë rrugët mbajnë maska dhe rroba mbrojtëse si preventivë. E autoritetet kineze kanë njoftuar se aty do të ndërtojnë disa spitale me mijëra shtretër, në të cilët do të trajtohen ekskluzivisht pacientët me coronavirus.
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...