Pesë shtetas spanjoll janë kthyer në shtëpitë e tyre nga Wuhan, Kinë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës në bashkëpunim me Bashkimi Evropian, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media këtë të enjte.
Ata kanë arritur në Spanjë në ora 2:20 p.m. sipas orës lokale shkruan CNN përcjell arbresh.info
Këtu mund të lexoni komunikatën e plotë:
“Ata janë pranuar në spitalin e Gomez Ulla në Madrid, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Asnjëri nga ta nuk ka treguar simptoma nga testet e bëra gjatë fluturimit nga Kina dhe testeve të bëra pas arritjes së tyre në vend. Aeroplani që i ka transferuar ata nga Kina për në Spanjë ka arritur në ora 2:20 p.m. në aeroportin Torrejon.
Spanja deri më tani ka raportuar 17 raste në total me koronavirus.
15 në karantinë: 4 Tenerife, 4 Madrid, 3 Barcelona, 2 në regjionin e Valencias, 1 në La Gomera dhe 1 në Sevile.
2 janë shëruar nga virusi./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...