Wuhan, nga rrugët e heshtura te pishinat e mbushura… festa të çmendura në ‘kryeqytetin’ e COVID-it

01:44 | 19 Gusht 2020
Arbresh.info

Mijëra njerëz pa respektuar distancën me njëri tjetrin dhe pa maska ​​në fytyrë, duke bërë gara noti dhe duke kërcyer nën tingujt e muzikës së fundit, nuk është një imazh që na ka rastisur të shohim gjatë 2020, por kjo ishte skena këtë fundjavë në qytetin kinez Wuhan, ku COVID-19 u shfaq për herë të parë fundvitin e kaluar.

Gjendja tanimë duket totalisht ndryshe nga imazhet e para të shpërndara në rrjetet sociale në fillim të këtij viti, një qytet fantazmë pa banorë dhe automjete. Masat izoluese në qytet u hoqën në muajin prill dhe që nga mesi i majit atje nuk janë regjistruar raste të reja. Qyteti prej 11 milion banorësh hyri në një karantinim të jashtëzakonshëm me 23 janar, kur regjistronte 17 viktima dhe 400 të infektuar.

Sot, duket se jeta është kthyer në normalitet në Wuhan. Imazhet në Festivalin Muzikor HOHA gjatë fundjavës e kanë vërtetuar këtë. Organizatorët madje u ofruan biletave turistëve me gjysmën e çmimit, në një përpjekje për të tërhequr më shumë vizitorë.

Në mediat sociale kineze, një ngjarje e tillë u pa me shumë skepticizëm.

Ndërkohë, virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe në pjesën tjetër të botës, ku ka arritur pothuajse në 22 milion të infektuar në rang global.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme