Agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete kishin lëshuar alarme të përsëritura me raporte tepër sekrete që në muajt janar dhe shkurt për rrezikun në të gjithë botën të paraqitur nga koronavirus për presidentin amerikan, Donald Trump, shkruan gazeta e njohur amerikane ”The Washington Post”.
”Por, presidenti Donald Trump dhe gjithashtu shumë deputetë, përkundër informacionit të marrë, e minimizuan kërcënimin”, shkruan gazeta.
”Ata nuk ndërmorën veprimet që do të mund të kishin ngadalësuar përhapjen e virusit”, thekson ”Washington Post”, duke cituar figura të njohura amerikane që kishin dijeni për raportet e inteligjencës.
”SHBA ka deri tani 273 viktima dhe mbi 19 700 të prekur nga koronavirusi”, sipas Business Insider.
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...