Google ADS

Wolters emërohet gjerenali i NATO-s në Europë

14:05 | 3 Maj 2019
Arbresh.info

Gjenerali amerikan, Tod Wolters u emërua komandant suprem i NATO-s në Europë (SACEUR) duke marrë përgjegjësinë për të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s nga gjenerali Curtis Scaparrotti, në kohën e kërcënimeve të reja nga Rusia.

”Ky post është një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë ceremonisë së dorëzimit, në qytetin belg të Monsit.

Më parë, Wolters ishte komandanti kryesor i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme