WikiLeaks po ofron një vlerë prej 100,000 dollarë për personin që mund t’u sigurojë atyre pjesët e redaktuar të dosjeve që lidhen me vrasjen e ish-presidentit, John F Kennedy.
Megjithatë, organizata do të paguajë shpërblimin vetëm nëse pjesët e pa publikuara të dokumenteve “tregojnë shkelje të ligjit, joefikasitetin ose gabimin administrativ”, transmeton arbresh.info.
Ata e bënë këtë ofertë përmes Twitter-it të premten në mëngjes, pasi gati 2,900 dosje të vrasjes së Kennedy u publikuan mbrëmë.
Rreth 200 dokumente janë mbajtur nga agjencitë federale pasi ata thonë se ato përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare, një fakt që thuhet se ka irrituar presidentin Trump.
Trump “nuk kishte zgjedhje”, por të lejonte inteligjencën, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe agjencitë ushtarake të redaktonin faqet specifike, por nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë brenda gjashtë muajve, ato gjithashtu do të dalin.
“Ai është i pakënaqur me nivelin e redaktimit”, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, transmeton arbresh.info.
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar 2891 dokumente në lidhje me vrasjen e John Kennedy të cilat ishin mbajtur sektet për një kohë të gjatë.
Dosjet u botuan në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare të enjten në mbrëmje duke krijuar kështu shumë pyetje në lidhje me ditën fatale në Dallas në vitin 1963./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje