Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik.
Clark ka shtuar se duhet të kujtohen gëzimet e atyre momenteve kur ka rënë Muri i Berlinit në vitin 1989, në mënyrë që të ruhen vlerat demokratike, njofton Klan Kosova.
“30 vjet liri për të gjithë Europën Lindore. Ata votuan me duart e tyre kundër komunizmit dhe shtypjes. Por, Vladimir Putin me sa duket dëshiron ta heqë atë liri, të rivendosë Bashkimin Sovjetik dhe ta zgjasë fuqinë e tij”.
“Ne duhet të kujtojmë veten për gëzimet e atyre momenteve në vitin 1989 dhe të vendosim: ne kurrë nuk do të heqim dorë nga liritë tona apo mbështetja jonë për ata që ndajnë vlerat tona”.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...