Wesley Clark dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Agenda” të HTV.
Gjenerali në pension i NATO-s, i cili udhëhoqi trupat ushtarake të aleancës gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, tha se vetëm Vladimir Putin mund të vendosë nëse do të ketë apo jo luftë, transmeton portal arbresh.info
“Unë mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putini duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm nëse sulmon vërtetë Ukrainën. Vladimir Putin kontrollon Rusinë. Ai vret ose burgos kundërshtarët. Nuk ka demokraci në Rusi, në thelbi vendi i tij është shtet policor. Putinin nuk e pengon asgjë që të tërhiqet.”, tha ai.
Clark tha se lufta me Ukrainën do të ishte një fatkeqësi edhe për vetë Rusinë.
“Është tashmë atje, ka shumë opsione të ndryshme. Por nëse sulmon, do të jetë një fatkeqësi për Rusinë. Do të vdesin mijëra njerëz, dhe Putini ndoshta do të konsiderohet si kriminel lufte”, shtoi ai.
“Ne e dimë se Putin është i aftë për dhunë të tmerrshme. Ai nuk është europian. Ai nuk mendon si një lider europian. Nën udhëheqjen e tij, inteligjenca ruse ka vendosur bomba në Moskë, duke vrarë njerëz. Është vërtetuar në mënyrë të besueshme. , dhe ka shumë prova që ai e bëri ato. Ai provokoi një luftë me Çeçeninë për t’u bërë hero. Një njeri që mund t’ia bëjë këtë popullit të tij për hir të pushtetit nuk ka vend në botën modern, por liderët perëndimorë vazhdojnë të bashkëpunojnë me të”, tha ai.
“Presidenti Bush e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë, ai u takua me shumë liderë perëndimorë. Presidenti Biden i ofroi atij mundësinë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Ai thjesht nuk mund ta pranojë këtë. Ai nuk ka dëshmuar se është i aftë të jetë një partner në botën modern”, përfundoi ai.
SHBA ka deklaruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda ditësh./arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...