Google ADS

Weber zgjidhet në krye të Partive të Djathta Evropiane

21:28 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Partitë evropiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Evropë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE.

Weber, një aleat i Kancelares gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave.

Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit 2019, Weber do të ishte në rolin e pretendentit për të garuar për postin e kreut të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut të kryesuar aktualisht nga Jean-Claude Juncker.

Kush është Manfred Weber?

Megjithatë, disa sondazhe parashikojnë se PPE-ja do të humbasë shumicën, nën presionin e populistëve nga të dyja krahet, e majta dhe e djathta, ose udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, të cilët do të kenë fjalën e fundit, mund të vendosin të mos emërojnë një kandidat partiak në fund të fundit.

Gjithsesi, kandidatura është një çmim i lartë që do të pasojë zgjedhjet europiane të 26 majit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu në lojë janë edhe vendet për të udhëhequr Këshillin Europian, që përfaqëson qeveritë kombëtare; Parlamentin Europian; Bankën Qendrore Europiane; si dhe politikën e jashtme të bllokut, post që mbahet aktualisht nga Federica Mogherini./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme