SHBA-ja sanksionoi pesë kompani kineze në fushën e teknologjisë, etapë e re e luftës tregtare SHBA-Kinë, kur na ndajnë vetëm disa ditë nga një samit mes presidentëve, Donald Trump dhe Xi Jinping.
Departamenti amerikan i Tregtisë vendosi të premten ”Sugon”, një kompani e fuqishme në fushën e elektronikës, si dhe tre nga degët e saj që prodhojnë mikroçipa, si dhe një institut kompjuterik që i përkiste ushtrisë kineze, në listën e kompanive, të cilave u është ndaluar të shesin teknologjinë.
Administrata Trump beson se këto kompani kanë vepruar në shkelje të sigurisë kombëtare apo interesave të politikës së jashtme të SHBA-së.
Tensionet e ashpra tregtare mes dy fuqive kryesore ekonomike kanë ndikuar në sektorin teknologjik, që kur Uashingtoni bllokoi në maj të drejtën e përfshirjes së gjigantit Huawei, numri dy botëror i smartfonëve, në teknologjinë amerikane për arsye sigurie./atsh/
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...
SBASHK-u kërkon zgjidhje për pagat e mësimdhënësve në Viti, ...