Ndërsa gara presidenciale mes republikanit Trump dhe demokrates Harris duket të jetë e ngushtë, ekspertët financiarë thonë se tregu amerikan i aksioneve po përballet me shumë pasiguri. Ajo që “Wall Street” nuk dëshiron nga presidenti i ardhshëm amerikan është rritja e tatimeve dhe pasiguria politike.
Kyr u pyet se cili nga kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara – republikani Donald Trump apo demokratja Kamala Harris – është kandidati më i mirë për tregun amerikan të aksioneve Liz Miller, presidente e kompanisë që ofron këshilla financiare “Summit Place”, u përgjgigj pa hezitim.
“Nganjëherë për tregun nuk ka rëndësi se kush është presidenti i ri. Zakonisht, menjëherë pas zgjedhjeve, pritshmëritë e investitorëve nga udhëheqësit e rinj përshtaten dhe tregjet lëvizin përpara”, thotë ajo.
Por, duke parë numrat e kapeleve me sloganet e zotit Trump në një pikë për shitblerjen e aksioneve, të krijohet përshtypja se disa investitorë e kanë ndarë mendjen.
“Ai po përpiqet të ulë taksat e korporatave, gjë që është shumë pozitive për të ardhurat e kompanive. Ai nuk do të rrisë tatimet mbi fitimet e investimeve në bursë dhe ka të ngjarë të pakësojë rregullat për shumë sektorë, si ai i energjetikës dhe bankave. Pra, ai do të ishte pozitiv për aksionet”, thotë Jay Hatfield, shef ekzekutiv i kompanisë “Infrastructure Capital Advisors”.
Megjithëse presidenti nuk e kontrollon ekonominë, ai ose ajo mund të ndikojë përmes politikave tatimore, thonë ekspertët.
Disa dispozita të ligjit të miratuar gjatë administratës së Presidentit Trump për shkurtimin e taksave pritet të skadojnë në fund të vitit 2025, duke shtuar pasigurinë e taksapaguesve.
Nisur nga kjo, të dy kandidatët e kanë përqëndruar fushatën tek programet e tyre të taksave.
Gjatë një fjalimi në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut javën e kaluar, zoti Trump u zotua të ulë taksat për kompanitë që prodhojnë brenda vendit.
Zonja Harris është zotuar për uljen e taksave për klasën e mesme.
“Kongresi duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do ta ndryshojë Ligjin mbi Shkurtimet e Taksave dhe Vendeve të Punës apo do ta rinovojë atë. Pra, në njëfar mënyre, nuk ka rëndësi se çfarë thonë kandidatët presidencialë, por çfarë vendos Kongresi”, thotë zonja Miller.
Historikisht, kur Shtëpia e Bardhë kontrollohet nga një parti dhe Kongresi nga një tjetr, kjo është në favor të tregut të aksioneve, shton ekspertja financiare.
“Kur një parti e vetme kontrollon Kongresin dhe presidencën, historikisht tregjet nuk kanë ecur mirë”, thotë zonja Miller.
Prandaj, ekspertët janë optimistë.
“Ne mendojmë se zgjedhjet do të prodhojnë një qeveri të ndarë, gjë që është shpresëdhënëse për bursat”, thotë eksperti Hatfield.
Analistët paralajmërojnë luhatje në tregun e aksioneve para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Kjo sepse gara presidenciale duket tepër e ngushtë, duke shtuar pasiguritë në ‘Wall Street’./voa
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025