Themeluesi i grupit paraushtarak rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin ka pranuar humbjet në radhët e mercenarëve të tij, duke deklaruar se ata po vdesin nga “uria për armatime”.
“Nuk na dhanë municione dje dhe nuk po na japin as sot. Është data 22 shkurt dhe asnjë hap nuk është marrë në këtë drejtim”, deklaroi Prigozhin.
Kreu i kompanisë bëri përgjegjës lidershipin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes për mungesën e municioneve.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministri i Mbrojtjes po japin urdhra majtas dhe djathtas që “Wagner” të mos marrë municione dhe nuk po na ndihmojnë as me transportin ajror”, deklaroi më tej Prigozhin.
Ai shtoi se kjo sjellje është e barabartë me një tradhti të lartë, pasi grupi i tij po humbet qindra luftëtarë çdo ditë.
Mbi 30 mijë mercenarë që luftojnë për grupin paraushtarak janë vrarë ose kanë mbetur të plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.
“Wagner” ka rekrutuar shumë të burgosur dhe shumica e viktimave të saj besohet se janë të dënuar të pastërvitur.
Por pavarësisht humbjeve, grupi paraushtarak rus ka fituar terren përreth qytetit të Bakhmutit./euronews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...