Gratë vullnetare siriane në Turqi po bëjnë maska mbrojtëse për punëtorët e vijës së parë që luftojnë kundër koronavirusit dhe për të tjerët që kanë nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gratë po punojnë në një qendër të aftësimit profesional në provincën juglindore Sanliurfa me të cilën menaxhon Fondacioni Humanitar (IHH).
Ata janë duke përdorur pëlhurë mëndafshi për maskat me përdorim të shumëfishtë.
“Vëllezërit dhe motrat tonë në Turqi deri më tani kanë bërë shumë për ne. Ky është një gjest i vogël i mirënjohjes sonë”, tha Muhamed Saha, i cili drejton qendrën.
Turqia ka strehuar më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Elif Musa, një nga vullnetaret që punon në qendër, tha se ata kalojnë shumë kohë duke punuar me gra të tjera. “Ne prodhojmë vullnetarisht sa më shumë maska që mundemi dhe punojmë shumë deri në mbrëmje”, theksoi ajo.
Disa nga gratë, madje lënë fëmijët e tyre në shtëpi.
“Mendoj se është një sakrificë domethënëse në këto periudha të vështira”, tha ajo, duke shtuar se tani është radha e tyre të mbështesin Turqinë.
“Duke hapur dyert e saj për ne, Turqia na ndihmoi shumë”, tha Fadile Husseyin, një nënë e 8 fëmijëve sirianë. Këtë ia kemi borxh Turqisë, shtoi ajo, duke shpjeguar arsyen e saj për punën vullnetare.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përpoq të shtypë me dhunë të paparë protestat pro-demokracisë.
Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur, njofton OKB-ja.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...