Vullnetarët rusë të ‘Batalioni Siberian’ luftojnë kundër vendit të tyre

23:11 | 14 Dhjetor 2023
D.H

Të tronditur nga lufta e Moskës, vullnetarët rusë po i bashkohen radhëve të ushtrisë së Ukrainës për të luftuar kundër trupave të Vladimir Putinit.

Kur Moska hyri në Ukrainë, një i ri rus, i cili ka nofkën Karabas, ishte dëshpëruar, raporton euronews.

I tronditur nga imazhet e asaj që po ndodhte me ukrainasit në zonat e pushtuara nga Rusia, ai vendosi të veprojë – kundër atdheut, Rusisë.

Karabas tha se e dinte se çfarë po bënte ishte drastike. Ai paketoi valixhet dhe vendosi të gjente një mënyrë për të shkuar në Ukrainë dhe t’i bashkohet radhëve të trupave të Kievit. Atij iu desh gati një vit për ta realizuar.

Sot, ai është pjesë e Batalionit Siberian, njësi e përbërë nga rusët që janë bashkuar radhëve të ushtrisë së Ukrainës për të luftuar kundër atdheut të tyre, duke shpresuar që një ditë të ndihmojë në rrëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Anëtarët e saj vijnë kryesisht nga pakicat etnike nga lindja e largët e Rusisë.

“Isha i zhgënjyer me njerëzit e mi”, tha Karabas dhe shtoi se “kjo është arsyeja pse unë doja të vija këtu… dhe të luftoja për një Ukrainë të lirë”, shtoi ai.

Karabas tha se kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022, ai ishte i tronditur kur zbuloi se shumica e rusëve që ai njihte ose e mbështesnin verbërisht Putinin, ishin indiferentë ndaj luftës.

Rusët që iu bashkuan batalionit lanë pas gjithë jetën e tyre, duke përfshirë familjet dhe miqtë.

Shumë prej tyre duhej të arratiseshin në një vend të tretë përpara se të mund të udhëtonin për në Ukrainë – por ata thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër.

dhëheqësit ushtarakë ukrainas shpresojnë se do të vijnë më shumë rusë për t’iu bashkuar radhëve të tyre dhe bazuar në aplikimet që kanë ardhur deri më tani, ata synojnë të kenë një batalion prej 300 ushtarësh rusë.

Disa janë vendosur tashmë pranë Avdiivka, një qytet i kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donetskut, të cilin forcat ruse janë përpjekur prej kohësh ta pushtojnë.

Ndryshe, vlerësohet se duhet të ketë dhjetëra apo qindra mijëra rusë të tjerë të gatshëm të luftojnë me Ukrainën.

Të ngjashme