Google ADS

Vullkani në Napoli që shkaktoi një sërë tërmetesh

14:21 | 4 Nëntor 2023
K.B

Bisedat në dyqanet dhe baret e kafesë në Pozzuoli, një qytet port në Napoli, nuk kanë të bëjnë me futbollin apo politikën, por me frikën që ka mbërthyer banorët që kur një supervullkan shkaktoi një mori tërmetesh.

Gjatë javëve të fundit qeveria ka planifikuar për një evakuim të mundshëm masiv për dhjetëra mijëra njerëzve që jetojnë rreth zonës së madhe vullkanike të njohur si Campi Flegrei.

Tymi i squfurit del nga sipërfaqja, duke i dhënë zonës një pamje surreale e ka bërë atë një magnet për turistët të cilët e shohin si një atraksion tashmë. Në këtë qytet banorët janë mësuar me erën, tymrat dhe dridhjet.

Por një tërmet me magnitudë 4.2 në 27 Shtator, tronditja më e fortë në më shumë se 40 vjet, ngjalli frikën se ajo që shkencëtarët e quajnë krizë sizmike mund të ndodhë për herë të parë që nga fillimi i viteve 1980. Pati më shumë se një mijë lëkundje në shtator, shumica prej tyre të vogla.

Ai tërmet dhe tërmetet më të vogla të përsëritura që pasuan, u kanë shkaktuar banorëve si Annamaria Scardi, nënë e dy adoleshentëve, probleme me shëndetin.

“Unë jetoj këtu prej vitesh. Sinqerisht, vullkani që shpërtheu u shoqërua me lëkundje të forta. Kjo ka krijuar probleme tek ne sidomos me hipertensionin por jo vetëm kaq edhe frikë se një tjetër shpërthim mund të çojë në tërmete të tjera më të fuqishme. Edhe dridhjet e vogla, edhe ato te vogla, na trembin. Ne jemi të shqetësuar sepse e vetmja zgjidhje është të ikim. Por ku të shkojmë? Ku?”

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për një shpërthim tjetër të fuqishëm, por ata janë të shqetësuar se aktiviteti gjeofizik po shkakton ngritje dhe zbritje të tokës, gjë që mund të destabilizojë ndërtesat. Qeveria, e cila diskutoi situatën në kabinet muajin e kaluar, do të urdhëronte një evakuim nëse zyrtarët e mbrojtjes civile paralajmëronin se ndërtesat ishin në rrezik shembjeje.

Sipas ekspertëve ajo që po ndodh në këtë zonë të Italisë njihet me termin shkencor Bradyseizm që është ngritja ose zbritja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e një magmë nëntokësore ose aktiviteti hidrotermik. Kjo gjë tanimë po kthehet në frikën më të madhe në mesin e shumë banorëve.

Mauro Di Vito: Në këtë moment, padyshim, vëmendja jonë është e përqendruar më së shumti në Campi Flegrei sepse ka një aktivitet të vazhdueshëm. Aktualisht po përjetojmë trazira, një periudhë shqetësimi, me tërmete, deformime të tokës dhe një sërë procesesh.

Për koreografin 45-vjeçar Massimiliano Merenda nuk ka pse të ketë frikë. Ai përpiqet të qetësojë të dashurën e tij Stefania Briganti, e cila ishte gati të shpërngulej nga Milano për të jetuar me të nga lëkundjet prej muajsh.

Massimiliano Merenda: Kur toka fillon të dridhet, ti ndjen një ndjenjë ankthi që qëndron me ty për një kohë të gjatë. Por unë nuk kam frikë. Nëse diçka më e madhe ndodh ne sigurisht do të jemi në gatishmëri.

Angelo Prezzini dhe miqtë e tij u mblodhën siç bëjnë pothuajse çdo ditë për të luajtur letra në në oborrin e një klubi social për pensionistët në Pozzuoli. Ai thotë se nuk do të largohet. Miku i tij Luigi ndan pikëpamjen e tij, duke argumentuar se ai ka jetuar në këto rrethana që kur ishte 13 vjeç.

Ilardi Luigi: Unë jam mësuar me këtë situatë që kur isha 13 vjeç, duke filluar që kur njerëzit evakuuan zonën e Rione Terra, këtë zonë që shihni para jush. Zona nuk do të shembet kurrë.

Herën e fundit që zona kaloi një krizë sizmike, ajo zgjati disa vjet dhe bëri që qeveria të evakuonte përkohësisht 40,000 njerëz nga Pozzuoli.

Vincenzo Russobanor: Familja ime është e ndarë mes atyre që duan të qëndrojnë dhe atyre që nuk duan. Unë dua të qëndroj, por gruaja dhe fëmijët e mi kërkojnë një shtëpi në zonën e Castel Volturno. Çdo orë ka tërmete që godasin zonën.

Por për disa shpërthimet vullkanike nuk janë asgjë vetëm fenomene që dihet që tashmë do të ndodhin. Por disa banorë nuk dëshirojnë të largohen nga toka e tyre.

Genaro Micchiaccio: Unë nuk largohem, dua të vdes në shtëpinë time, në atdheun tim. Si mendoni? Nëse më nxjerrin nga shtëpia dhe më shpërngulin në Lombardi, çfarë do të bëj atje? Do të vdisja atje.

I shpallur një park rajonal 20 vjet më parë, zona e Fushat Phlegraean është një zonë shumë sizmike e supervullkanike, e vendosur rreth 20 km në perëndim të Napolit.

Vullkani Campo Flegrei shpërtheu për herë të fundit në vitin 1538, megjithatë tërmetet kanë qenë të zakonshme në zonë që nga viti 1950, me një rritje të lëkundjeve në fillim të viteve 1980.

Ekspertët besojnë se rritja e fundit e aktivitetit sizmik është e lidhur me bradyseizmin, një fenomen që përfshin ngritjen graduale ose zbritjen e një pjese të sipërfaqes së tokës, të shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e dhomave nëntokësore të magmës ose aktivitetit hidrotermal.

Ka 15 qytete në zonën e Campi Felgrei, duke përfshirë Agnano dhe Pozzuoli, me një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetojnë në të ashtuquajturën zona e kuqe.

Vullkanologët thonë se mijëra lëkundje të vogla në zonë që nga viti 2019, të cilat janë rritur në intensitet këtë vit, mund të shkaktohen nga magma që shtyhet deri në nënsipërfaqen e vullkanit në një thellësi prej rreth 5-6 km./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme