Vullkani më i madh i Islandës gati të shpërthejë

13:42 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ekspertët paralajmërojnë që vullkani më i madh në Islandë është gati të shpërthejë.

Vullkani Bardarbung, që është i fshehur nën shtresën e akullnajës Vatnajokull është dridhur nga një seri tërmetesh ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info

2167098200000578-5038279-image-a-8_1509527611888

Pall Einarsson, një gjeofizikan në Universitetin e Islandës, thotë se kjo tregon që presioni në dhomën  e magmës së vullkanit është duke u rritur.

Ai paralajmëron që dridhjet do të thonë se Bardarbunga është duke u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm, që mund të shkaktojë re hiri që do të shkaktonin kaos në udhëtimin ajror.

09c0e88f00000514-5038279-image-a-9_1509527615018

Në vitin 2010 kur shpërtheu ky vullkan, hodhi mijëra tonë të hirit mineral në ajër.

Pjesa më e madhe ishin grimca të imta që krijuan re të hirit.

Bardarbunga është një nga 130 vullkanet më aktive në Islandë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme