Vullkani Fuego bëhet shkak që opozita të sulmojë qeverinë

10:31 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Politikanët e opozitës në Guatemala duan që kreu i agjencisë së emergjencave civile (Conred) të shkarkohet.

Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego.

Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme