Vuçiq thotë se pati presion të votonte për pezullimin e Rusisë nga OKB-ja

22:40 | 7 Prill 2022
KRG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendimi parësor i Serbisë ishte të abstenonte nga votimi i pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadër të OKB-së, mirëpo pati “presion të madh”.

Vuçiq këto deklarime i bëri për median e afërt me të, RTS, duke mos treguar se kush i ka bërë presion atij.

“Vendimi ynë parësor ka qenë abstenimi, por kamë marrë presione të panumërta të rënda, jo personale, por ata po shantazhojnë vendin dhe nuk kanë asnjë iluzion për këtë”, ka deklaruar Vuçiqi.

“Jo kërcënim me bomba atomike, por me sanksione dhe ndalim të rrugës evropiane të Serbisë. Jemi i vetmi vend që nuk kemi marrë një masë kufizuese ndaj Rusisë”, deklaron me mburrje i pari i Serbisë.

I njëjti tha se nuk mund ta quajë Putinin Hitler, e histerik

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme