Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në OKB, të caktuar për 17 prill, do të prezantohet një draft-rezolutë që shpall 11 prillin Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ashtu siç kishte raportuar më herët Zëri i Amerikës.
Autoritetet në Beograd, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.
Pas takimit me ambasadorin kinez më 12 prill, Vuçiq shkoi në Instagram se ishte mirënjohës për “mbështetjen e palëkundur të Kinës për Serbinë në forumet botërore”.
“Theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë, e cila u dëshmua me veprimet në momentet më të vështira”, shtoi ai.
Në mbledhjen në OKB, shtetet anëtare mund të shprehin mendimet e tyre në rezolutën përfundimtare, e cila ende është në procesin e hartimit, dhe e cila do të prezantohet para Asamblesë së Përgjithshme në fillim të majit.
Në draft-rezolutë, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe inkurajohen anëtarët e OKB-së që të ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë program të duhura përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.
Nismëtarët e rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, por siç ka raportuar Zëri i Amerikës duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe shtetet e tjera pritet të marrin pjesë në hartimin e rezolutës.
Gjykatat në Bosnje dhe ato ndërkombëtare kanë thënë se është kryer gjenocid gjatë vrasjes së 8.000 civilëve boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska në Srebrenicë.
Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodi dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./REL/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...