Vuçiq dhe Putin sot në telefon, zbulohe tri çështje të rëndësishme që do t’i diskutojnë

12:29 | 29 Maj 2022
A. B.

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të flasë sot në telefon me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në mes të krizës me Ukrainën dhe presionit ndaj Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Megjithatë, sipas mediave serbe, tri çështje “më me rëndësi” do të diskutohen sot në këtë telefonatë. Vuçiq ka thënë se për të në bisedën me homologun rus janë të rëndësishme tri gjëra – sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit.

Marrëveshja aktuale dhjetëvjeçare e gazit midis Serbisë dhe Rusisë skadon brenda dy ditësh.

Biseda telefonike mes tyre është caktuar për sot në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme