Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të dielën do të mbërrijë në Turqi për një vizitë zyrtare dyditore, bëhet e ditur në një njoftim nga Presidenca e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vuçiç do të zhvillojë vizitën me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, thuhet në njoftim.
Takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu si pjesë e vizitës.
Marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Turqi që do të kontribuojnë në rajon do të diskutohen gjatë takimeve, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për t’i forcuar ato.
Po ashtu pritet që presidenti i Serbisë të shkëmbejë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim.
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...