Google ADS

Vritet xhihadisti më i kërkuar, fjalët e tij të fundit “tërbojnë” liderët e ISIS-it

13:28 | 17 Shkurt 2017
Arbresh Info

Një nga xhihadistët më të kërkuar besohet se është vrarë në një sulm ajror amerikan në afërsi të qytetit të Mosulit në Irak, ndërkohë që Pentagoni dhe mediat sociale të përdorura nga ISIS-i kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Rachid Kassim, i lindur në Roanne në vitin 1987 ishte një rekrutues i profilit të lartë për grupin ekstremist, duke inkurajuar sulmet dhe duke u lidhur me adoleshentët e radikalizuar përmes llogarive në “Telegram” dhe “Facebook”.

Autoritetet franceze dyshojnë se ai ka koordinuar vrasjen me thikë të një oficeri francez dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre dhe prerjen e kokës së një prifti, shkruan Syri.net.

Në disa regjistrime audio të cilat duket se janë bërë në dhjetor, të planifikuara të dalin pas vdekjes së tij ai ka një mesazh tronditës, sidomos për liderët e ISIS-it.

“The Independent” raporton se në amanetin e tij të fundit, Kassim thotë se i është kërkuar të kryejë një sulm vetëvrasës, por nuk ka pranuar.

Ai ka dënuar liderët ISIS-it për dërgimin e burrave të tyre në vijën e frontit.

“Pse nuk dilni vetë në misionet luftarake, ose vetëvrasëse? Pse nuk kujdeseni për gratë që i keni lënë vejusha?”, pyet ai në fjalët e tij të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme