Vritet turistja në aeroportin më të rrezikshëm në botë

11:07 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Një turiste ka vdekur pasi u godit nga shpërthimi i avionit në aeroportin famëkeq të pistës së rrezikshme.

Gruaja po vëzhgonte një aeroplan teksa nisej në aeroportin Princesha Juliana në ishullin St Maarten në Karaibe, kur shpërthimi nga avioni – që thuhej të ishte një Boeing 737 i operuar nga Caribbean Airlines – e rrëzoi, transmeton portali arbresh.info.

Turistja që raportohet të jenë një 57-vjeçare nga Zelanda e Re – kishte qëndruar tek rrethojat e pistës për të shikuar aeroplanin të nisej, kur mori lëndime në kokë. Ajo u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë.

Aeroporti në St Maarten njihet shpesh si një nga më të rrezikshmit në botë – për spektatorët, nëse jo për udhëtarët – falë vendndodhjes së pistës së tij me një plazh publik në një fund dhe një mal në anën tjetër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme