Presidenti i Çadit, Idriss Deby ka vdekur nga përleshjet me rebelët në veri të vendit, ka thënë Ushtria e vendit në televizionin shtetëror.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të hënën, rezultatet e përkohshme nga zgjedhjet e 11 prillit parashikuan se ai do të fitonte një mandat të gjashtë në detyrë, me 80 për qind të votave.
Si rrjedhojë qeveria dhe parlamenti janë shpërndarë. Një këshill ushtarak do të qeverisë për 18 muajt e ardhshëm.
Deby, 68-vjeçar, ishte një nga udhëheqësit në Afrikë me shërbimin më të gjatë. Ai doli për herë të parë në pushtet në një kryengritje të armatosur në vitin 1990.
“Ai e dha frymën e tij të fundit duke mbrojtur kombin sovran në fushën e betejës”, tha një gjeneral i ushtrisë në një deklaratë në mediumin shtetëror.
Deby kishte shkuar në vijën e frontit në fundjavë për të vizituar trupat që po luftonin rebelët të lokalizuar përreth kufirit në Libi.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...