Njëri nga xhihadistët më të kërkuar në Francë thuhet të jetë vrarë nga sulmet ajrore të ShBA-së afër Mosulit në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.
Rachid Kassim, ishte rekrutues i rangut të lartë për ISIS-in, i cili gjithashtu kishte nxitur sulme duke kontaktuar me adoleshentët nëpërmes llogarisë së tij në Telegram dhe Facebook, transmeton arbresh.info.
Autoritetet franceze dyshojnë se ai ka koordinuar vrasjet me thikë të një oficeri të policisë franceze dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre në vitin 2016, dhe vrasjen e një prifti duke i prerë kokën. Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me disa sulme të tjera të dështuara.
Pentagoni konfirmoi se luftëtari ishte objektiv i sulmit të koalicionit të udhëhequr nga Amerika që u bë pranë qytetit të Mosulit./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...