Forcat izraelite të sigurisë kanë qëlluar për vdekje palestinezin që ka vrarë të enjten dy njerëz në një kafene në Tel Aviv.
Në dy javët e fundit është raportuar për sulme të ngjashme nëpër rrugët e Izraelit, dhe si pasojë 13 persona janë vrarë.
Ministri i Mbrojtjes në Izrael, Benny Gantz, ka thënë se Izraeli do të zgjerojë operacionet e tij kundër “valës së terrorit” dhe që sulmuesit do të paguajnë “çmim të madh”.
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, ka dënuar sulmin.
Zyrtarët e kanë gjetur sulmuesin afër xhamisë në Jafa, në jug të Tel Avivit, ka thënë agjencia izraelite e sigurisë, Shin Bet.
Në shkëmbim e sipër të plumbave, sulmuesi është vrarë, ka thënë agjencia.
Shin Bet e ka identifikuar sulmuesin si palestinez, 28-vjeçar nga Jenini, qytet i pushtuar në Bregun Perëndimor.
Në orët e vona të të enjtes, sulmuesi ka hyrë në një kafene në rrugën kryesore të Tel Avivit dhe ka nisur të shtënat me armë zjarri, duke lënë të vdekur dy njerëz dhe të plagosur tre të tjerë./REL/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...