Vritet njëri prej elefantëve më të rrezikuar nga zhdukja në Afrikë

23:41 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Satao II, njëri prej elefantëve më të mëdhenj dhe më të vjetër të Afrikës është gjetur i vdekur në një park kombëtar në Kenia. Vrasja e njërit prej vetëm 25 elefantëve të tillë besohet se është kryer nga gjuajtësit e paligjshëm.

Parku ku jetonte elefanti është rreth 42,000 metra katrorë dhe është e pamundur të kontrollohet i tëri.-transmeton arbresh.info.

Në dekadën e kaluar, popullata e elefanatëve ka rënë për 111,000, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Elefantët e tillë janë shumë të rrallë dhe shumë të vlefshëm. Çmimi për një kilogram arrin deri në 1,100 dollarë në tregun e zi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme