Vritet një tjetër ushtar turk dhe dy të tjerë plagosen në Siri

23:40 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një ushtar turk u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një raund të ri zjarri artilerie nga forcat siriane të mbështetur nga Rusia në veriperëndim të Sirisë, sipas ministrisë së mbrojtjes së Turqisë.

Ministria e mbrojtjes tha në Twitter se 19 pajisje ushtarake, përfshirë tetë tanke dhe katër automjete të blinduara luftarake, u shkatërruan, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e Turqisë u takuan të premten me një delegacion rus në Ankara dhe thanë se një armëpushim i qëndrueshëm në rajonin e Idlib duhet të vendoset menjëherë.

“Ne i theksuam palës ruse domosdoshmërinë e deklarimit të një armëpushimi të qëndrueshëm”, tha zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk Hami Aksoy në një deklaratë.

Takimi u zhvillua me kërkesën e palës ruse, tha Aksoy.

https://twitter.com/tcsavunma/status/1233486152197341184

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme