Një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë gjermane dhe më pas ai u qëllua për vdekje nga zyrtarët afër Qendrës për dokumentimin e epokës naziste në Munih dhe Konsullatës izraelite, tha ministri i Brendshëm në shtetin e Bavarisë.
“Policia u përgjigj me forcë të armatosur ndaj sulmuesit, i cili kishte pushkë dhe që qëlloi disa herë”, tha ministri Joachim Herrmann, duke shtuar se sulmuesi vdiq nga plagët e marra.
Herrmann tha se “është e qartë se skema e krimit” afër qendrës së dokumentimit dhe misionit diplomatik izraelit “mund të ofrojë informacione” rreth motivit të personit të armatosur.
Ai theksoi se më 5 shtator, po ashtu “shënohet 52-vjetori i sulmit të tmerrshëm ndaj ekipit izraelit gjatë Lojërave Olimpike” të vitit 1972 nga një grup militant palestinez.
Policia në Munih tha se “nuk ka tregues se ka ndonjë të dyshuar të tjerë” për këtë rast, duke shtuar se nuk ka persona të tjerë të plagosur.
Qendra në Munih për Dokumentimin e Historisë Kombëtare të Socializmit gjendet në vendin ku ndodhej selia e partisë naziste dhe është afër Konsullatës izraelite./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...