Vritet një komandant i lartë taleban në sulmet ajrore në Afganistan

10:15 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Edhe pse disa herë është shpallur i vdekur, një komandant i lartë taleban është vrarë gjatë një sulmi ajror në Afganistanin verior, kanë konfirmuar zyrtarë të grupit militantë.

Mullah Abdul Salam Akhund, i cili udhëheqtë forcat talebane në Kunduz, ishte njëri ndër tre luftëtarët e vrarë nga aeroplanë të pa njohur deri më tani, transmeton arbresh.info.

“Ai ishte në një udhëtim disa ditë më parë dhe u ndal në një shtëpi në qytetin Dashte Archi kur droni i lëshoi raketat”, tha zyrtari i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të komentonte mbi rastin.

Zëdhënësi i grupit Taliban, Zabihullah Mujahid, gjithashtu konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë.

Një zëdhënës ushtarak i ShBA-së ka konfirmuar sulmet e një aeroplani të tyre në Konduz, por komandanti nuk kishte marrë konfirmim për rezultatet e sulmit.

Nga sulmi mbetën të vrarë gjithsej nëntë persona, bëri të ditur një komandant i lartë i policisë në Afganistan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme