Google ADS

Vritet një komandant i lartë i ISIS-it në Siri

23:33 | 8 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një komandant i profilit të lartë i ISIS-it, Abu-Muhammad al-Shimali u vra gjatë një sulmi ajror mbi një bunker që shfrytëzohej nga terroristët.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ruse, ku ndër të tjera thuhet se ai kishte lidhje me sulmin terrorist në Paris gjatë vitit 2015, transmeton portali arbresh.info

Emiri i vetëshpallur i Deir ez-Zor u vra bashkë me 40 luftëtarë të tjerë të ISIS-it, përfshirë edhe militant të rangut të lartë.

Përveç kontrabandimit të rekrutëve në Siri, al-Shimali u emërua nga “disa agjenci evropiane të inteligjencës” si një nga organizatorët e sulmeve fatale të Parisit të nëntorit 2015, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Al-Shimali (i njohur gjithashtu si Tirad Al-Jarba) ishte shtetas i Arabisë Saudite i lindur në Irak. Në vitin 2015 ai u largua nga Al Qaeda dhe iu bashkua Shtetit Islamik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme