Saifullah Akhtar, komandant i lartë i al-Kaedës si edhe një nga ndihmësit e tij kryesorë, u vranë pas një operacioni special të forcave të Direktoratit Kombëtar të Sigurisë (NDS), në provincën qendrore afgane të Gaznit, njoftoi sot NDS-ja me anë të një komunikate.
”Ky operacion u zhvillua më 9 janar, në distriktin Nawa”, shtohej në të.
Akhtar ishte komandant i lartë i al-Kaedës, i cili udhëhoqi luftëtarët pakistanezë gjatë kohës kur vendi drejtohej nga regjimi taleban, përpara rrëzimit nga pushteti në vitin 2001.
”Ai kishte grumbulluar rreth 30 000 luftëtarë në Afganistan për të luftuar më pas në Azinë Qendrore”, sipas komunikatës.
“Aktualisht, ai është përgjegjës për një kamp të rëndësishëm terrorist në Bagram”, tha NDS-ja.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...