Reperi gjerman që u konvertua në luftëtar të ISIS-it, Denis Cuspert është vrarë të mërkurën duke luftuar në provincën Deir ez-Zor, në Sirinë lindore.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat pro-xhihadiste, të cilat disa herë me rradhë kanë shpallur vdekjen e tij, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, kësaj rradhe janë publikuar edhe fotot e kufomës së tij të gjakosur.
Denis u rrit në Berlin nga një nënë gjermane dhe nga babai me origjinë nga Gana.
Gjatë rinisë së tij ai ishte përfshirë në kulturën e bandës dhe u dënua për një sërë veprash të vogla.
Në vitin 2007 ai u konvertua në fenë Islame dhe më pas u radikalizua.
Ai ndihmoi në krijimin e një organizate në Gjermani të dedikuar për propagandën xhihadiste të quajtur Millatu Ibrahim (Komuniteti i Abrahamit).
Pas udhëtimit në Siri përmes Egjiptit në vitin 2013, ku shkoi nga Abu Talha al-Almani, ai u caktua si një terrorist global nga SHBA në vitin 2015.
Cuspert ishte i martuar për një periudhë të shkurtër me një përkthyese të FBI-së, e cila ishte dërguar për të monitoruar atë.
Daniela Greene, 38 vjeçe, e cila kishte një siguri të fshehtë, sipas CNN-it gënjeu FBI-në se do të vizionte prindërit e saj në Gjermani, por më pas ajo fluturoi drejt Stambollit dhe në qershor të vitit 2014 shkoi në Siri.
Mediat amerikanë kanë raportuar se brenda disa javësh Greene kishte kuptuar se kishte bërë një gabim dhe kështu u arratis drejt SHBA-ve, ku u arrestua pas arritjes dhe pranoi të bashkëpunonte.
Ajo u lirua në verën e vitit 2016 dhe BBC raportoi në 2017-tën se ajo kishte filluar punë në një hotel.
Vdekja e Cusper vjen pasi Shteti Islamik ka humbur një pjesë të konsiderueshme të territorit në Siri dhe Irak./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit