Vritet në Nigeri qytetari britanik që po mbahej peng

15:16 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një qytetar britanik që po mbahej peng në Nigeri është vrarë ndërsa tre të tjerë janë kthyer në shtëpi të sigurtë, pasi autoritetet e Afrikës Perëndimore negociuan lirimin e tyre.

Rrethanat e vdekjes së Ian Squire, tre javë pas rrëmbimit të tij, nuk ishin menjëherë të qarta.

Squire dhe bashkëpunëtorët David dhe Shirley Donovan dhe Alanna Carson punonin si misionarë kur u rrëmbyen nga strehimi i tyre në Delta State, në jug të vendit në orët e hershme të 13 tetorit, transmeton arbresh.info.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të Britanisë së Madhe tha: “Ne po mbështesim familjet e katër njerëzve britanikë që u rrëmbyen më 13 tetor në Nigeri, një prej të cilëve u vra tragjikisht”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme