Një fëmijë 11-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një person i panjohur teksa po luanë futboll në qytetin Mocejon, provincën Toledo, 50 km në jugperëndim të Madridit, Spanjë.
Sipas mediave lokale, djaloshi u sulmua nga një “burrë me kapuç” dhe një operacion policie është duke u zhvilluar, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info.
Sulmi ndodhi në orën 10 të mëngjesit të së dielës, ku kushëriri i djalit u tha gazetarëve se familja nuk e di se kush mund të jetë përgjegjës për vrasjen.
Duke folur në emër të familjes së tij për mediat, Asell Sanchez tha se djali ishte duke luajtur me dy shokë kur vrasësi dukej se rrëshqiti përmes një vrime në një gardh, raportoi gazeta El Pais.
“Dy shokët arritën të arratiseshin, Mateo jo”, shtoi ai. “Atij i ndodhi ashtu siç mund t’i ndodhte kujtdo që ishte aty”, tha ai.
Pas goditjes me thikë, vrasësi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa kreu i hetimit ka njoftuar se operacioni për gjurmimin dhe arrestimin e një të dyshuari do të bëhet në fshehtësi.
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...