Udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë, konfirmoi Zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani.
Ajo tha se Hasib ka vdekur dhjetë ditë më parë në një operacion të forcave speciale të Afganistanit, në provincën Nangarhar.
Hasib besohet se ka qenë prapa sulmit në një spital ushtarak në Kabul, në muajin mars, i cili ka lënë të vrarë mbi 30 njerëz.
Muajin e kaluar, Pentagoni ka thënë se Hasib me gjasë është vrarë në një sulm të forcave amerikane dhe afgane.
Nangarhar është provinca ku më 13 prill ushtria amerikane hodhi bombën më të fuqishme jo-bërthamore, duke vrarë mbi 90 militantë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...