Google ADS

Vritet komandanti i Hamasit në Liban

10:14 | 5 Tetor 2024
K.B

Mediumi i njohur britanik “The Guardian” ka raportuar për vrasjen e një komandanti të Hamasit në Liban gjatë sulmeve nga shteti i Izraelit.

Hamasi tha se një sulm izraelit vrau një nga komandantët e tij, gruan dhe dy vajzat e tij, në një kamp refugjatësh në veri të Libanit – një zonë e pa goditur më parë nga konflikti aktual.

Hamasi tha se Saeed Atallah Ali, gruaja e tij, Shaymaa Azzam, dhe dy vajzat e tyre, Zeinab dhe Fatima, u vranë në një bombardim të Izralit në shtëpinë e tij në kampin Beddaëi pranë qytetit verior të Tripolit.

Vajzat u përshkruan si fëmijë.

Ali ishte një udhëheqës i Brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i grupit. Vdekja e tij ishte raportuar nga mediat e lidhura me Hamasin më herët gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme