Google ADS

“Vritet” ish-presidenti i Jemenit

14:12 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Raportet nga Jemeni deklarojnë se ish- presidenti Ali Abdullah Saleh është vrarë gjatë përleshjeve me militantët e lëvizjes rivale Houthi.

Televizioni al-Masirah, i kontrolluar nga Houthi, ka përmendur zyrtarët e Houthit që kanë shpallur “përfundimin e krizës së milicisë së tradhëtisë dhe vrasjen e liderit të saj”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ende nuk ka konfirmim të pavarur, por imazhet që po qarkullojnë nëpër mediat sociale shfaqin trupi e Saleh.

Partia e tij politika më parë ka mohuar vrasjen e tij.

Deri në javën e kaluar, përkrahësit e Saleh kishin luftuar përkrah Houthit në një luftë kundër Presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme