Gruaja ukrainase e një çeçeni të akuzuar nga Rusia për komplot për të vrarë presidentin Vladimir Putin është qëlluar për vdekje jashtë Kievit, ndërsa i plagosur ka mbetur burri i saj.
Amina Okuyeva dhe Adam Osmayev ishin në makinë kur u qëlluan, ka deklaruar këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratë thuhet se Adam Osmayev është plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet ruse e kanë akuzuar Osmayevin që ishte pjesë e një grupi islamist që tentonin të vrisnin presidentin rus, Vladimir Putin në vitin 2012.
Moska ka luftuar dy luftëra me separatistë në rajonin e Çeçenisë kryesisht myslimane që nga rënia e Bashkimit Sovjetik të vitit 1991. Rajoni tashmë është plotësisht nën kontrollin e Moskës, por çeçenët njihen se kanë luftuar për rebelët pro-rusë dhe për ushtrinë ukrainase në konfliktin në Ukrainës lindore./arbresh.info/
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...