Vritet figura e “shquar” e mafias italiane, mbi Antonio Volpe u shkrepën breshëri plumbash në Napoli

15:42 | 17 Mars 2021
A. B.

Një anëtar i “shquar” i organizatës mafioze italiane Camorra, Antonio Volpe, 77-vjeç, është vrarë në një pritë në Napoli, ka bërë të ditur sot policia italiane.

Në mafian e Napolit, konsiderohet si anëtar i “shquar”. Volpe është goditur nga një breshëri plumbash.

Ai është vrarë nga një vrasës me pagesë që ishte në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ishin organizuar prita ndaj Volpes.

Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses. E sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme