Një biznesmene meksikane e cila udhëhoqi një grup prej 600 familjesh në kërkim të të afërmve të tyre të zhdukur ka mbetur e vrarë.
Miriam Rodriguez Martinez u qëllua më armë në shtëpinë e saj në qytetin e San Fernandos.
Ajo u bë e njohur pasi hetoi marrjen peng dhe vrasjen e vajzës së saj nga kartela e drogës “Zetas”.
Informacionet që ajo i parashtroi policisë bën të mundur që pjesëtarët e bandës të arrestoheshin nga forcat e rendit.
Në mars një nga pjesëtarët e kësaj kartele u arratis nga burgu dhe që nga ai moment Miriam filloi të merrte kërcënime. Ajo u vra në ditën e Nënës në Meksikë.
Kolegët e saj u shprehën se ajo kërkoi mbrojtje nga policia, por u injorua, ndërkohë që një nga zyrtarët e policisë Irving Barrios deklaroi se nuk është e vërtetë që ajo nuk ka pasur mbrojtje, përkundrazi forcat e rendit dhe oficerët e policisë qëndronin me tre turne pranë banesës së saj.
Rodriguez motivoi dhe udhëhoqi një grup familjesh të zonës për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, pasi në 2012 vajza e saj Karen u vra nga kartela “Zetas” në vitin 2012.
Ajo gjeti trupin e të bijës në një varr masiv klandestinësh dhe arriti t’i dërgonte vrasësit e saj në burg.
Ndërkohë që banda në fjalë kishte kryer edhe një atentat ndaj bashkëshortit të saj.
Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Meksikë ka kërkuar hetim të plotë të vrasjes së Miriam Rodriguez/Arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor